Site icon Telegrafi

Bulliqi nënshkruan memorandum mirëkuptimi lidhur me aktivitetin për integritetin e Komunës së Podujevës

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe përfaqësuesit e DAI GLOBAL LLC, kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi lidhur me Aktivitetin për Integritetin e Komunës së Podujevës.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të zyrtarizojë bashkëpunimin ndërmjet DAI-t (kontraktuesit që zbaton Aktivitetin për Integritet Komunal në Kosovë të financuar nga USAID-i) dhe Komunës.

“Bazuar në këtë Memorandum, Komuna dhe DAI do të përkushtohen ndaj parimeve të qeverisjes së mirë: sundimit të ligjit, transparencës, llogaridhënies, efikasitetit, efektivitetit, përgjegjshmërisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje, theksohet se nëpërmjet këtij dokumenti Komuna synon të lehtësojë qasjen e DAI në organet komunale, të merr pjesë në programet e trajnimit, zhvillimin e kapaciteteve dhe aktivitetet e asistencës teknike, etj.

Kurse, DAI synon të ofrojë asistencë teknike të personalizuar përmes këshillimeve dhe trajnimeve, të krijohen mekanizma për të rritur llogaridhënien në menaxhimin e financave publike dhe procesin e prokurimit, etj./Telegrafi/

Exit mobile version