Site icon Telegrafi

Bulliqi: LDK po shkon drejt vetëshkatërrimit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reguar ndaj përjashtimit dhe tërheqjes zvarrë të zonjës Donika Gërvallës  nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Bulliqi i ka quajtur pamjet si të turpshme dhe ka bërë një ndërlidhje me kohërat e kaluara kur mbretëronte totalitarizmi.

Postimi i plotë i Bulliqit në Facebook:

“Pamjet e turpshme që pamë para dyerve ku mbahej tubimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, na e përkujtuan një periudhe jo të largët, të një diktature totalitare që vepronin njëjtë, si sot më Donika Gërvallën ndaj mendimit dhe fjalës së lirë. Një lidership i tillë mosduruesë dhe jo tolerant ndaj fjalës se lirë dhe mendimit ndryshe të anëtarëve të vetë si dhe injorant dhe mosbesues në profesionalizmin dhe ekspertizën e njerëzve të vete është i prire drejtë vetëshkatërrimit dhe tkurrjes dhe rrugës drejt autokracisë klanore”, ka shkruar Bulliqi.

Exit mobile version