Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë dhe te shtatoret e dëshmorëve në qytet.
Bulliqi thotë se përkujtojnë me respekt dhe mirënjohje të përjetshme sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, së bashku me përfaqësues të shoqatave të luftës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës dhe bashkëpunëtorë komunalë, kemi bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë dhe te shtatoret e dëshmorëve në qytet. Po ashtu, kemi nderuar figurat e rëndësishme të historisë sonë, duke vendosur lule te busti i ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe shtatorja e veprimtarit Adem Demaçi”, ka pohuar ai.
Tutje, ai ka shkruar “Lavdi e nderime familjes Jashari! Lavdi e nderime gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”./Telegrafi/