Telegrafi

Bulliqi: Lajm i gëzueshëm lirimi i Blerim Maqastenës që po mbahej padrejtësisht në burgun e Serbisë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se lajmi për lirimin nga burgu të Blerim Maqastenës, është lajm i gëzueshëm.

Bulliqi ka shkruar se Maqastena po mbahej padrejtësisht në burg të Serbisë nga data 12 dhjetor.

Lexo po ashtu Pas disa muajve në burg, Serbia e liron Blerim Maçastenën

“Sipas informatave që kemi pranuar, sot është̈ liruar nga burgu bashkëqytetari ynë, asamblisti Blerim Maqastena. Lirimi i tij na gëzoi të gjithëve, pasi ai padrejtësisht po mbahej në burg të Serbisë nga data 12 dhjetor. Blerimit i uroj shëndet të mirë dhe suksese në punët dhe angazhimet e tij si këshilltar i Kuvendit të Komunë”, ka shkruar Bulliqi./Telegrafi/