Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, thotë se nuk ka pasë ftesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ndonëse është anëtar i këtij Këshilli.
“Është bërë qëllimisht kjo, por megjithatë vendosa të merrja pjesë”, thotë Bulliqi në Rrokum Roll të TV Rrokumit. “Aty u bë një vlerësim pozitiv për zgjedhjet e 11 qershorit, duke e amnistuar humbjen. Por, realiteti dhe numri i deputetëve tregon diçka tjetër”.
Ai konsideron se “dikush duhet me marrë përsipër përgjegjësinë”, ndërsa shton se janë dy gjëra që i kanë kushtuar LDK-së me këtë rënie.
“Koalicioni me PDK-në dhe zgjedhje e Hashim Thaçit me çdo kusht për president, i kushtuan keq LDK-së”, tha ai, duke shtuar se do të vazhdoj punën në LDK, drejt reformimit të saj. “Këtë kam me ba derisa nuk më pamundësohet kjo”. /Telegrafi/
https://youtu.be/Tje7eUArE0E