Kryetar i Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar sot se anëtarë të këtij komisioni, kanë vizituar arkivat shtetërore të ushtrisë në Kroaci e Slloveni.
Ai në një intervistë për RTK tha se atje kanë gjetur dokumente, por të cilat nuk i komentoi, pasi tha se do t`ia paraqesin të përmbledhura në raport, kryeministrit Haradinaj.
Po ashtu vizitat i kanë vazhduar edhe në arkivat shtetërore kroate dhe sllovene, ku kanë studiuar dokumentet e gjetura. Ai po ashtu tha se një vizitë e kanë zhvilluar edhe në sektorin e Topografisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Janë disa dëshmi që kanë qenë të njohura, të cilat janë përforcuar më tutje nga këto takime”, ka thënë Bulliqi.