Site icon Telegrafi

Bulliqi jep detaje nga arritja e marrëveshjes ndërmjet shoqatës së transportit të Podujevës dhe Komunës së Prishtinës

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se pas bashkëpunimit të ngushtë me Ministrinë e Infrastrukturës, Komunën e Prishtinës dhe përfaqësuesit e shoqatës së transportit të Podujevës kanë arritur marrëveshjen për rikthimin e linjave të autobusëve dhe ndërprerjen e grevës.

Bulliqi thotë se nga sot, qytetarët llapjanë që udhëtojnë me autobus drejt Prishtinës mund të shfrytëzojnë rrugën “Zagrebi” pranë shkollës “Model”, për të vazhduar drejt Pallatit të Rinisë dhe Stacionit të Autobusëve.

“Po ashtu, është riorganizuar mbledhja e udhëtarëve në drejtim të Podujevës, duke siguruar funksionimin e rregullt të transportit. Ky është një hap i rëndësishëm për normalizimin e shërbimeve të transportit në dobi të mijëra qytetarëve”, thotë ai.

Lexo po ashtu Përfundon protesta e transportuesve nga Podujeva, arrijnë marrëveshje me Komunën e Prishtinës

Tutje, Bulliqi ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version