Site icon Telegrafi

Bulliqi: Formimi i komisionit të ri për demarkacionin, tentim i Qeverisë për të blerë kohë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Shpejtim Bulliqi, ka thënë se formimi i komisionit të ri për përcaktimin e kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, është bërë për të blerë kohë.

Bulliqi në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se formimi i komisionit të ri, për matjen e territorit nuk paraqet problem në vete, por që sipas tij, zhvillimet e deritanishme për përcaktimin e kufirit më fqinjin perëndimor kanë nxjerrë në pah një sërë problemesh dhe gabimesh, transmton Telegrafi.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur ta formojë një Komision të ri, ku unë kam pritur që do të përbëhet nga ekspertë. Qeveria me themelimin e këtij komisioni tregoi që nuk ka qëllim ta zgjedhë demarkacionin, por të blejë kohë dhe t’i mbulojë gabimet që janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë  Bulliqi./Telegrafi/

Exit mobile version