Telegrafi

Bulliqi e Isufi: Nuk është dashur të publikohet matja e territorit, pa u bërë demarkacioni me Serbinë (Video)

Dy prej zërave më të zëshëm për çështjen e demarkacionit, vazhdojnë ta kundërshtojnë shenjëzimin aktual të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi, në emisionin “Rrokum Rroll” në televizionin Rrokum, kanë theksuar se nuk i janë bashkuar Komisionit Shtetëror për Matjen e Kufirit më Malin e Zi, sepse qysh në fillim sipas tyre, “janë caktuar disa rregulla dhe metoda që e kanë pamundësuar që ata të jenë pjesë e këtij mekanizmi”.

Isufi ka thënë se Mali i Zi i ka përfituar 70.44 kilometra katrorë, ndërsa Kosova humb 82 kilometra katrorë.

Bulliqi në anën tjetër ka deklaruar se është bërë gabim duke dalë me publikimin e matjes së territorit, ende pa u bërë demarkimi me Serbinë.

“Kur te bëhet demarkimi me Serbinë, këta njerëz që e kanë publikuar këtë sipërfaqe, duhet të japin llogari nëse nuk del e njëjta shifër”, ka thënë ai. /Telegrafi/