Site icon Telegrafi

Bullgarja bëhet nënë në moshën 62 vjeçare

Dimitrova lindi me prerje cezariane më 5 maj në Rusi dy vajza, Mary dhe Jacqueline, të cilat peshonin secila më pak se një kilogram.

Fillimisht ajo pritej të lindte tre fëmijë, por mjekët të cilët përcollën shtatzëninë e saj u detyruan ta heqin njërin prej embrioneve.

“Për mua nuk kishte kurrfarë pengese. Kam dashur shumë të kem fëmijët e mi”, tha ajo për mediat bullgare.

Indiania Omkari Panwar mban rekordin si nëna më e vjetër që ka lindur: Ajo në vitin 2008 lindi binjakë në moshën 70 vjeçare. /Telegrafi/
 

Exit mobile version