Telegrafi

Bullgarisë i lëndohet lojtari i vetëm që luan në top ligat evropiane, humb paraqitjen me Kosovën

Kombëtarja e Bullgarisë ka marrë një lajm të hidhur para dy ndeshjeve eliminatore të kampionatit evropian të vitit 2020.

Lexo po ashtu Bullgaria me kombëtare modeste, vetëm një lojtar luan në top ligat evropiane

Bullgarët kanë humbur shërbimet e lojtarit të vetëm që paraqitet në top ligat evropiane shkaku i një lëndimi të marrë në ndeshjet kampionale të ligës elitare italiane.

Anësori me tipare sulmuese i Cagliarit, Kiril Despodov, u lirua nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar për ndeshjet kualifikuese kundër Malit të Zi dhe Kosovës.

Ai ka lënduar këmbën e djathtë dhe tashmë është rikthyer në klubin italian, ku do të kontrollohet për detajet e tjera mjekësore.

Theksojmë se Bullgaria do të takohet gjatë të enjtes me malazezët gjersa me “Dardanët” të hënën në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit.

Lexo po ashtu Mbrojtësi bullgar, Popov flet për grupin ku gjendet edhe Kosova: Pos Anglisë, kombëtaret tjera kanë gjasa të njëjta për Euro 2020

Ndryshe, mbrojtësi Strahil Popov ka pohuar se grupi A për kualifikuesit e Euro 2020 është ekuivalent, duke përjashtuar ekipin e Anglisë. /Telegrafi/