Telegrafi

Bullgaria do t’i dhurojë Maqedonisë vaksina kudër coronavirusit

A small shopping basket filled with vials labeled "COVID-19 - Coronavirus Vaccine" and a medical sryinge are placed on a Pfizer logo in this illustration taken November 29, 2020. Picture taken November 29, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/Ilustration

Qeveria bullgare ka miratuar një projekt-marrëveshje për dhurimin e vaksinave kundër Covid-19, prodhuar nga Pfizer-Biontech, Republikë së Maqedonisë së Veriut, njoftoi agjencia bullgare e lajmeve “BTA”.

Është një marrëveshje trepalëshe midis Republikës së Bullgarisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Pfizer-Biontech.

Një marrëveshje dypalëshe për dhurimin e vaksinave kundër Covid-19 është miratuar gjithashtu midis dy vendeve.

Marrëveshjet parashikojnë një donacion prej 51.480 doza të vaksinës Komirnati, si dhe që të gjitha shpenzimet për shpërndarjen e vaksinave të përballohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut.