Site icon Telegrafi

Bullgaria sot do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Kuvendi i Bullgarisë sot do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në seancën plenare në të cilën do të votohet për ratifikimin do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari.

Siç deklarojnë nga konferenca për shtyp e Kuvendit bullgar, Xhaferi pritet që të takoj edhe kolegen e tij Cvetana Karajançeva, të cilët edhe do të japin deklarata për mediat.

Talat Xhaferi pitet që të realizojë takim edhe me ministren për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva./Telegrafi/

Exit mobile version