Telegrafi

Bullgaria: Rusia ka zvogëluar furnizimin me gaz natyror

Shefi ekzekutiv i "Bulgargazit" Dimitar Gogov tha për agjencinë e lajmeve Reuters se "Presioni i gazjellësit është ulur dhe ne po marrim sot sasi më të vogla gazi sot në mëngjez".

Ai refuzoi të tregonte sasinë e ulur të eksportit të gazit rus, e cila mbulon më shumë se 90 për qind të nevojave vjetore të gazit për vendin e Ballkanit, por shtoi se tranziti përmes Bullgarisë për në Turqi, Greqi dhe Maqedonia ishte prekur gjithashtu.

Gogov paralajmëroi se nëse “Bulgargazi" fillon të marrë më pak se 6.0-6.5 milion metra kub gaz në ditë, nuk do të jetë në gjendje të mbulojmë mungesat dhe do të fillojmë të vendosë kufizimet. Konsumimi ditor aktual i Bullgarisë është rreth 10-11 milion metra kub.