Telegrafi

Bullgaria në situatë më të favorshme ekonomike

Kryeministri bullgar, Sergej Stanishev ka deklaruar se, shkaku kryesor për inflacionin në vend është rritja e madhe e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

"Bullgaria është në një situatë jashtëzakonisht të favorshme, sepse ekonomia e saj karakterizohet me inflacion në ulje dhe rritje të lartë ekonomike, përderisa në shtetet e tjera evropiane ka një rritje të vogël ekonomike dhe inflacion të lartë".

Parlamenti bullgar ka detyruar kabinetin, që deri më 1 tetor të paraqesë shkaqet për rritjen e çmimeve dhe të caktojë masa për kundërvënie të inflacionit dhe për kompensim të njerëzve të dobët nga pikëpamja sociale.