Nuk kanë të ndalur zjarret në Maqedoni. Akoma ka zjarr në Trebovle, mirëpo nuk ka shkuar gjatë pas nënshkrimit të Marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, kjo e dyta ka ndihmuar në fikjen e zjarreve vendin me helikopter MI17 me ekuipazh prej 12 persona, dërgoi Republika e Bullgarisë në Maqedoni si ndihmë për ballafaqim me zjarret, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndihmën e kërkoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ndërsa ekipi bullgar është pritur nga kryeministri Zoran Zaev dhe nga përfaqësues të DMSH-së dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Pas pritjes është realizuar koordinim dhe helikopteri është dërguar në lokacion përkatës, për shuarje të zjarrit në komunën Makedonski Brod.
Siç kumton DMSH, Maqedoninë këtyre ditëve e përfshinë zjarre nga përmasa të mëdha, por edhe krahas angazhimit të ekipeve për mbrojtje dhe shpëtim dhe aviacionit, është kërkuar ndihmë plotësuese nga Bullgaria. /Telegrafi/