Telegrafi

Bullgaria, ndihmë për anëtarsim në FMN dhe BB

OEK përmes një komunikate për media, bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ekonomike dhe mundësitë e lehtësimit të qarkullimit tregtar në mes dy shteteve.

Sipas kominuikates, Ministri Kalfin premtoi se Bullgaria do ta përkrahë fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në institucionet financiare ndërkombëtare, ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Beqaj falënderoi ministrin Kalfin për përkrahjen e vazhdueshme të Bullgarisë në të gjitha proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Po ashtu ne komunikate potencohet ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë u zotua që do të angazhohet konkretisht në eliminimin e barrierave me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe bizneset e Republikës të Kosovës gjatë kalimit në pikat kufitare të Bullgarisë apo gjatë aktiviteteve të tyre në këtë shtet.