Telegrafi

Bullgaria – më mirë të varfër në BE, sesa të pasur në Ballkan

Këtë e deklaroi ministri bullgar i Punëve të Jashtme Ivajllo Kallfin në intervistën për "Standard"-in e sotëm të Sofjes.

"Bullgaria bëri përpjekje jashtëzakonisht të mëdha për të hyrë në klubin më të zhvilluar të shteteve në Evropë.

Ne shpesh dimë të themi se sa keq e kemi, se jemi të varfër, por më mirë të jemi të varfër në atë klub, sesa të pasur në ndonjë klub tjetër, ballkanik", vlerësoi Kalfini.