Telegrafi

Bullgaria me kombëtare modeste, vetëm një lojtar luan në top ligat evropiane

Kombëtarja e Bullgarisë tashmë ka bërë stërvitjen e parë para ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020.

Trajneri Peter Hubchev ka publikuar listën e lojtarëve që ka ftuar për dy ndeshjet e radhës, fillimisht me Malin e Zi dhe më pas me Kosovën.

Mbrojtësi Anton Nedialkov dhe lojtari i krahut, Kiril Despodov, të cilët ishin në dyshime se nuk do të jetë në dispozicion të strategut, kanë stërvitur ndaras me lojtarët të tjerë.

Kiril Despodov – Cagliari

Theksojmë se ndeshja mes bullgarëve dhe Kosovës do të zhvillohet të hënën (25 mars), me fillim në ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri.

Lista e plotë e futbollistëve për Malin e Zi dhe Kosovën:

Portierët: Nikolay Mihaylov (Levski),Plamen Iliev (Ludogorets) dhe Dimitar Evtimov (Accrington Stanley).

Mbrojtësit: Nikolay Bodurov (CSKA Sofia), Valentin Antonov (CSKA Sofia), Vasil Bozhikov (Slovan Bratislava), Kamen Hadziev (Akademia Puskas), Strahil Popov (Kasampasa), Anton Nedyalkov (Ludogorets) dhe Petar Zanev (Yenisei).

Mesfushorët: Radoslav Kirilov (Slavia), Georgi Kostadinov (Arsenal Tula), Kristian Malinov (CSKA Sofia), Simeon Slavchev (Karabak), Ivaylo Chochev (Palermo), Todor Nedelev (Botev PD), Antonio Vutov (Botev PD), Nikolaj Dimitrov (Ural) dhe Galin Ivanov (Haladash).

Sulmues: Martin Minchev (Slavia Sofia), Radoslav Vasilev (Slavia Sofia), Ivelin Popov (Rostov), Spas Delev (Pogo) dhe Kiril Despodov (Cagliari). /Telegrafi/