Telegrafi

Bullgaria kërkon ndihmë nga BE-ja për bllokimet në Greqi

Bujqit grekë, të pakënaqur nga masat e qeverisë për ndihmë për bujqësinë, bllokuan më shumë autostrada kryesore në vend, si dhe disa vendkalime kufitare drejt Bullgarisë, Turqisë dhe Maqedonsië.

Në letrën dërguar drejtorisë së përgjithshme për komunikacion dhe energjetikë në Bruksel, Ministria bullgare për komunikacion dje kërkoi “ndihmë urgjente”, me qëllim që autoritetet greke të sigurojnë “të paktën një corridor përmes të cilit mund të kalojnë automobilat bullgare”.

Bullgaria, po ashtu kërkoi nga Komisioni Evropian që t’i përkujtojë autoritetet greke se situate e tillë “në mungesë të reagimit të tyre, kërcënon lirinë e qytetarëve të BE-së dhe parimeve bazë të tregut të vetëm.