Telegrafi

Bullgaria ka lëshuar më së shumti viza për Kosovarët, Sllovenia ka refuzuar më së shumti

Në ambasadat e shteteve që kanë lëshuar më së shumti viza për kosovaret, prijnë Bullgaria me 99 për qind, Kroacia me 95 për qind, Greqia me 94 për qind, Finlanda me 91.6 për qind dhe Italia me 90 për qind. Ndërsa, shtetet që refuzuan më së shumti viza për Kosovarët gjatë vitit 2016 janë Sllovenia, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet me përqindjen më të lartë të refuzimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në SchengenVisaInfo.com dhe të marra nga Bashkimi Evropian në lidhje me numrin e vizave Schengen të lëshuara nëpër konsullatat e shteteve anëtare për aplikuesit nga Kosova, gjatë vitit 2016 shifrat e përgjigjeve negative janë mjaft të larta.

Nga 77,796 qytetarë të Republikës së Kosovës që aplikuan për vizë Schengen gjatë vitit 2016, sipas këtyre të dhënave, 19.7 për qind apo 15,315 aplikuesve u është refuzuar viza për të hyrë në zonën Schengen.

Sllovenia, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet me përqindjen më të lartë të refuzimeve.