“Nëse Bullgaria i plotëson të gjitha kriteret, ajo duhet të jetë pjesë e Eurozonës”, deklaroi në një intervistë për Radio Horizont, Richard Lewis nga Instituti i Studimeve Europiane.
Ai ka thënë se është i bindur se shkatërrimi i Eurozonës do të ketë një efekt shkatërrues në ekonomi dhe nuk do të pranohet nga politikanët.
“Eurozona ka ende shumë çështje të pazgjidhura dhe ky moment politik për t’u bërë pjesë e saj nuk është ai i duhuri”, është shprehur Fabian Amtenbrink nga Qendra Kërkimore Europiane për Qeverisje Ekonomike dhe Financiare. /Telegrafi/