Site icon Telegrafi

Bullgari sfidon rekordin e shahut

Kiril Georgiev është duke lëvizur poshtë e lartë tavolinave në të cilat janë duke qëndruar ulur rivalët e tij, në qendrën “Inter Expo Center” të kryeqytetit bullgar, Sofje.

Ai duhet të fitojë 80% të lojërave për të thyer rekordin e vendosur nga kampionia hungariano-amerikania e shahut Susan Polgar në vitin 2005.

Ajo ka luajtur 326 ndeshje, ku ka fituar 309, barazuar 14 dhe humbur tri prej tyre.

Në faqen e saj të internetit, ajo ka këshilluar mjeshtrin e madh të shahut bullgar që të bart këpucë të rehatshme.

Georgiev është kampion i trefishtë kombëtar në Bullgari dhe ish kampion i botës nën moshën 18 vjeçare, sipas agjencisë së lajmeve “Bulgarian News Network”.

Kundërshtarët e tij, të cilët dallojnë në moshë, prej fëmijëve deri tek pensionistët, janë zgjedhur në mesin e 600 të paraqiturve.

Exit mobile version