Bullgari që i përket kategorisë 81 kg, të shtunën mbrëma u ndesh me boksierin nga Shqipëria, Kristian Dema, të cilin e mposhti me rezultat 2:0.
Në edicionin e 14-të kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari morën pjesë boksierë nga 11 shtete, edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA), tajvanezi, Ching-Kuo Wu, ishte prezent në Prizren për ta ndjekur për së afërmi finalen. /Telegrafi/