Site icon Telegrafi

Bullgari në ujë të njelmët kaloi 50 orë e dy minuta

28 vjeçari qëndroi nën sipërfaqen e detit në thellësi tetë metra në qytetin Kiten prej orës 13:46 të premten më 27 gusht, deri të dielën në orën 15:48 sipas kohës lokale.

Bullgari kështu theu rekordin botëror për zhytjen më të gjatë në ujërat e njelmëta të cilin e mbante britaniku, Will Goodmann.

Zhytësi profesionist Goodmann në janar të këtij viti kishte thyer rekordin e Guinnessit për zhytjen më të gjatë në ujin e detit, pa kontakt me sipërfaqen, në një kafaz të metaltë në Oqeanin Indian afër Indonezisë, ku kishte kaluar 48 orë, nëntë minuta dhe 17 sekonda.

Ivan Jelezarovin e përcillnin nëntë asistentë bullgarë të cilët ia ndërronin mbushjet me oksigjen çdo 90 minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version