Telegrafi

Bullgari, fillon ndërtimi i centralit të ri bërthamor për energjinë

Kryeministri bullgar Sergej Stanishev pasi ka shpallur zyrtarisht fillimin e punës në kuadrin e projektit për Centralin Atomik “Belene”, ka pohuar se ky është projekti më i madh industrial i Bullgarisë gjatë 19 vjetëve të fundit.

"Centrali Atomik “Belene”do t’i garantoje vendit autonomine e tij persa i perket energjise elektrike".

Ai po ashtu ka deklaruar se projekti ka përkrahjen e plotë të Komisionit Evropian dhe ka kaluar përmes të gjitha vlerësimeve ekologjike.

"Ky është një prej projekteve më të mëdha energjetike jo vetëm për Bullgarinë, por për tërë BE-në".

Ndërtimi i bllokut të parë të Centralit Atomik “Belene” duhet të fillojë gjatë majit të vitit 2009 dhe pritet të përfundojë në vitin 2013. Impianti që do të ndërtohet afër qytetit të Belenës,do të jetë 1 mijë megavat dhe do të ndërtohet nga kompania ruse “Atomstroyexport” në bashkëpunim me dy kompani franceze dhe gjermane si nënkontraktuese.