Telegrafi

Bullgari: Ekonomia në të zezë pesë miliardë euro humbje

Sipas një studim i Asociacionit të kapitalit industrial në Bullgari, çdo i katërti bullgar është dakord të marrë pjesë në ekonominë e zezë. Kjo do të thotë se ai është dakord të fillojë punë pa kontratë pune, ose të sigurohet mbi një shumë më të vogël nga ajo që merr.

Të dhënat janë nga një studim i Asociacionit të kapitalit industrial në Bullgari, i shpallur në një tryezë të rrumbullakët, kushtuar ekonomisë së në të zezë.

“Për fat të keq ekonomia e zezë në vitet e krizës po zgjerohet. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Vasill Velev, kryetar i Asociacionit të kapitalit industrial.

Mbi 58 për qind prej popullsisë mendon se ekonomia në të zezë po rritet. Ky është mendimi edhe i punëdhënësve. Sipas tyre përqindja e ekonomisë së zezë prej Prodhimit të Brendshëm Bruto ka arritur 42 për qind. Në disa regjione dhe sektorë ekonomikë ekonomia e zezë është mbi 75 për qind prej ekonomisë.  /Telegrafi/