Telegrafi

Bullgari, 5.5 miliardë në vit për import të resurseve energjetike

Ndaj këtyre shumave mund të shtojmë dhe importin e qymyrgurit për Centralet Termoelektrike, që i kushton për vit vendit rreth 500 milionë euro.

Të dhënat i njoftoi eksperti energjetik nga Banka Evropiane për rimëkëmbje dhe zhvillim dhe ish ministër i ekonomisë dhe i energjetikës Millko Kovaçev në tryezën e rrumbullakët, kushtuar energjetikës bërthamore. Theksi qe vënë mbi sfidat, përpara të cilave është drejtuar industria dhe vendimet inovative për financimin dhe ndërtimin e centraleve të reja bërthamore. Forumi mblodhi në një vend ekspertë, ambasadorë, sipërmarrës nga sektori, investues, të cilët diskutuan zhvillimin e energjetikës atomike në vend dhe në regjion.