Site icon Telegrafi

Bullgarët me thirrje raciste kundrejt Kosovës, UEFA hap rast

UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurën disiplinore ndaj Bullgarisë për sjelljet raciste të tifozëve në përballjen me Kosovën.

Ndeshja e zhvilluar të hënën u fitua nga djelmoshat tanë me rezultat 3-2 dhe ishte e vlefshme për eliminatoret për Euro 2020 në Grupin A.

Në njoftimin e sotëm, UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurat disiplinore për shkeljen e nenit 14, atë për sjellje raciste.

Tifozët bullgarë kishin bërë thirrje anti-shqiptare gjatë ndeshjes. Rasti do të trajtohet më 18 korrik dhe pritet dënim për vendasit.

Në këtë ndeshje Kosova u përfaqësua nga Dardanët që ishin në numër të madh dhe dhuruan spektakël në tribuna, duke e ndihmuar skuadrën drejt fitores. /Telegrafi/

Exit mobile version