Telegrafi

Bullgarët që shanë policët janë para gjykatësit hetues në Kriva Pallankë

Siç njoftoi MPB-ja, rreth orës 12:45 në pikën kufitare Deve Bair, ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike nga shtetasit bullgar G.Z (35), A.H. (50) dhe R.H. (54), të cilët fillimisht me gojë u sollën paturpësisht dhe në mënyrë të papërshtatshme me fjalët më fyese.

Më pas kanë tentuar të sulmojnë fizikisht policët të cilët po kryenin veprime zyrtare, me ç’rast janë ndaluar dhe po punohet për zbardhjen e rastit, njofton MPB. /Telegrafi/