Telegrafi

Bullgarët preferojn depozita bankare për të kursyer

Shkaqet për mundësitë e zvogëluara fshihen edhe në pasojat e krizës ekonomike. Vetëm 6 për qind e bullgarëve të anketuar kanë deklaruar se do të kishin mundësinë për të kursyer para gjatë 12 muajve të ardhshëm. Një moment interesant në studimin nga viti 2009 në krahasim me vitin 2005 janë motivet e ndryshme për kursim.

Për dallim nga viti 2005, ku në Austri, Kroaci dhe Sllovaki kanë kursyer për veturë, për festat, për vitet, kur do të jenë në pension, për shtëpi, në shtetet, të cilat janë më në lindje si Bullgaria, Rumania, Polonia, Ukraina dhe Rusia, shkaqet janë të tjera.

Në këto vende njerëzit kanë kursyer për remont, ose për mobilie të shtëpisë, për kurim, ose thjeshtë, që të kenë para të kursyera për periudhat e ardhshme.

Gjatë vitit 2009 situata është e ndryshme dhe pothuaj nuk ka dallime midis shteteve të veçanta. Vëzhgohet ulje e rreptë e aftësisë për të kursyer dhe momenti dominues tani është sigurimi i kursimeve.