Telegrafi

Bulimia ndikon në jetën e përditshme

Gjatë studimit të kryer me mbi 3.000 australianë është zbuluar që simptomat e bulimisë, përfshirë edhe ushqimin e tepërt dhe pastrimin, ndikojnë në aktivitetet e përditshme tek të dy gjinitë, kanë njoftuar autorët e studimit në revistën International Journal of Eatings Disorders.

Nga 1.757 femra dhe 1.290 meshkuj, të cilët kanë marrë pjesë në studim, 7.3 për qind i meshkujve dhe 6 për qind e femrave kanë pranuar se hanë së tepërmi. Pothuajse 5 për qind i femrave dhe 3.4 të meshkujve kanë thënë se agjërojnë që ta kontrollojnë peshën e tyre, përderisa 2.3 për qind e femrave dhe 1.1 për qind e meshkujve kanë pranuar që “pastrohen” duke vjellë ose me laksativë e diuretikë.

Në këtë studim, të cilin e kanë kryer shkencëtarët e universitetit La Trobe në Melbourne, është vërtetuar që këto simptome ndikojnë në kualitetin e jetës së të sëmurëve, në punën e tyre, në studime dhe në kryerjen e punëve të përditshme.

Për dallim nga anoreksia, bulimikët nuk janë të mbiushqyer, por të dy çrregullimet lidhen me peshën dhe pamjen e trupit.