Qarkullimi në bulevardin “Ilinden” në shtrirje nga udhëkryqet me bulevardët “Goce Dellçev” dhe “Shën Klimenti i Ohrit” nga ora 18 sonte deri në orën 8 të hënën do të jetë në ndërprerje nga të dyja anët.
Siç njoftojnë nga MPB-ja qarkullimi para Qeverisë së RM-së, do të jetë në ndërprerje për shkak të tubimit parazgjedhor, ndërsa do të zhvillohet në të djathtë nëpër bulvardin “Shën Klimenti i Ohrit” dhe në bulevardin “Goce Dellçev” dhe në të majtë në bulevardin “OBRM”./Telegrafi/