Telegrafi

Buleshkaj thotë se mund të kenë kandidat që kanë probleme me ligjin, por nuk kanë mundur t’i verifikojnë

Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) ka thënë se të gjitha subjektet politike i plotësojnë kushtet për certifikim.

Buleshkaj po ashtu tha se ka kandidat që mund të kenë probleme me ligjin, por nuk kanë mundur të verifikojnë a kanë me të vërtetë probleme.

“Të gjitha subjektet i plotësojnë kushtet, a kanë me të vërtetë probleme…”, tha Buleshkaj. /Telegrafi/