Misse Beqiri ka folur për gazetën britanike Daily Mail duke zbuluar se po pret të bëhet nënë.
Bukuroshja shqiptare tash e sa kohë është në lidhje me aktorin britanik Jake Hall.
“Jemi duke i marrë gjërat hap pas hapi”, ka thënë Misse Beqiri.
Beqiri 29 vjeçare duke buzëqeshur ka folur për lidhjen me bukuroshin e Towie, transmeton Telegrafi.
“Shpresojë. Për momentin çdo gjë është duke kaluar shumë mirë me të”, ka thënë Misse duke qeshur në emision.
Ndryshe, Beqiri ka qenë e martuar më parë me ish-portierin e Manchester Unitedit, Anders Lindergaard. /Telegrafi/