Prezantuesja e njohur sportive, Ilda Bejleri, ka pozuar përkrah trajnerit të njohur, Arsene Wenger.
Bukuroshja ishte e pranishme në Stade de France, ku është zhvilluar finalja e ‘Euro 2016’ dhe aty nuk mund të mungonte menaxheri i Arsenalit.
“Arsene Wenger, legjendë, Arsenal, Euro 2016”, janë fjalët që i ka përshkruar Ilda.
LEXONI EDHE: Kjo është e vërteta e lidhjes së Shaqirit me bukuroshen shqiptare
Ajo ka pozuar edhe me dy krerët e Federatave shqiptare – atë të Shqipërisë, Armand Duka dhe të Kosovës, Fadil Vokrri.
“Jemi një, kuqezi mes dy federatave që i bashkon një zemër”, shkruan prezantuesja. /Telegrafi/