Stela Matoshi është njëra ndër femrat më të bukura shqiptare, e cila po vazhdon suksesshëm karrierën e saj në fushën e modës nëpër Europë.
Modelja, e cila për momentin është mbretëresha në fuqi e Europës, në Itali është bërë imazh i disa kompanive të njohura të veshjeve.
“Tentazioni” dhe “Aghe Mare” janë firmat e njohura që për imazh kanë zgjedhur Stelën.
Në muajin shtator bukuroshja shqiptare do të jetë pjesëmarrëse në “Alta Moda”, ku përveç saj do të ketë edhe disa modele të tjera shqiptare në “The look of the year”. /Telegrafi/