Telegrafi

Bukuroshja shqiptare Adrola Dushi krah Jennifer Lopezit në tapetin e kuq (Foto)

Bukuroshja shqiptare Adrola Dushi është cilësuar gjithmonë si një ndër më të bukurat e Shqipërisë.

“Miss Universe Albania” është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka nisur punën për një karrierë ndërkombëtare atje.

Së fundmi, në një nga eventet më të rëndësishme të modës, që organizohet në ShBA, Adrola ka pasur mundësinë të takojë këngëtaren e njohur botërore, Jennifer Lopez.

Ajo duket tejet e buzëqeshur, teksa pozon pranë divës së muzikës latine.

“E mrekullueshme”, ka shkruar Adrola Dushi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, ajo është nënë e një djali, gjersa pas suksesit në Shqipëri, vendosi të sprovojë veten në fushën e modës jashtë vendit. /Telegrafi/