Kinsey Wolanski u bë sensacion brenda natën, pasi kaloi sigurimin e stadiumit Wanda Metropolitano dhe hyri në fushë kur po zhvillohej finalja e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit.
Ajo tërhoqi fokusin e fotografëve, teksa shfaqej vetëm me bikini me mbishkrimin ‘Vitaly Uncensored’ duke reklamuar kështu kompaninë e të dashurit të saj, Vitaly Zdorovetskiy.
Dhe nga momenti i zbulimit të identitetit të saj, interesimi i për bionden atraktive ishte aq i madh saqë nga disa qindra mijëra ndjekës, profili i saj në Instagram, kaloi shifrën prej dy milionë ndjekësish.
Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe profili i bukuroshes u hakua. Ndërsa tani, ajo ka arritur ta kthejë profilin e saj në këtë rrjet social, ku numëron afro 2.6 milionë ndjekës.
Menjëherë ka ardhur në pah ana komike e Kinseyt, e cila e ka postuar një video-montazh, teksa paraqitet në derbin ndërmjet River Plate dhe Boca Juniors, dhe shënon gol.
Njëherësh nuk ka munguar edhe një pozë atraktive e saj me përshkrimin: “E pushtova Madridin, çfarë është në rend?”. /Telegrafi/