Site icon Telegrafi

“Bukuroshja” nuk ekziston, por për shkak të saj, pesë meshkuj kanë kryer vetëvrasje! (Video,+18)

Të paktën pesë burra dhe djem britanikë kanë vrarë veten pas ranë viktima në “seks” në internet, pasi bandat kriminale synojnë më shumë njerëz se kurrë më parë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia po bën thirrje për njerëzit që të kërkojnë ndihmë në besim, nëse preken nga krimi, i cili ndikon mijëra njerëz në Britani të Madhe çdo vit dhe ka frikë se do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

Siç thuhet më tej, mashtrimi ka për cak viktimat e bindur dhe që besojnë se po flasin në internet me një person tërheqës, i cili i inkurajon ata që të kryejnë një akt seksual në webcam ndërsa shohin një video të regjistruar para se të bëjnë të njëjtën gjë.

Më pas, imazhet në fjalë më pas përdoren për t’i shantazhuar ata në pagimin e shumave të mëdha parash për të parandaluar publikimin në internet ose dërgimin e tyre tek të dashurit e tyre.

Ndër viktimat është 17-vjeçari Ronan Hughes nga County Tyrone në Irlandën e Veriut.

Një bandë rumune e mashtroi atë në dërgimin e fotografive të tija intime duke iu paraqitur me një vajzë të quajtur “Emily Magee” në qershor të vitit 2015.

Ata pastaj i dërguan pamjet te miqtë e tij, sepse ai nuk ishte në gjendje të paguante një shpërblim prej 3.000 eurosh.

Dhe vetëm pak orë pasi ato u shpërndanë në internet, Ronan – që kujtohej si një djalë “i lumtur” dhe një adoleshent i dashur – vrau veten.

Një hetim ndërkombëtar më vonë gjurmoi fajtorët në qytetin rumun të Timishoara dhe kapi udhëheqësin duke e burgosur për katër vjet.

Hetuesit besojnë se problemi po rritet në nivel global, dhe vetëm në policinë e Uellsit Jugor janë raportuar pesë raste deri më tani në vitin 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version