Mbrëmë (e premte) është organizuar eventi “Miss Globe” në Tiranë në bashkëpunim me TVSH.
Kompania “Deliart Assosiation” zhvilloi me sukses një nga 10 eventet më të mëdha të bukurisë botërore, nën prezantimin e Iva Merës dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Altin Hazizajt.
“Miss India” Dempile Chetan Patel u pëzgjodh fituesja e vendit të parë, gjersa në vendin e dytë u rangua “Miss Kolumbia” dhe më pas “Miss Shqipëria” në vendin e tretë.
Pjesë e këtij eventi ishte edhe “Miss Eleganca” nga Kosova, Bleranda Çitaku. /Telegrafi/