Konkursi për Miss Universe na tregoi vetëm bukurinë unike të çdo vajze që garoi këtë vit
Edhe pse fituesja e mori me meritë kurorën, shumë vajza fituan zemrat e publikut dhe morën këtë lloj fitoreje.
Publiku e donte dhe e kujtoi për kostumin që duhet të përfaqësojë më së miri vendin nga vjen dhe ajo e bëri këtë.
Ajo shkëlqeu në ngjyrë të artë e veshur me një fustan të qepur dhe një stil të ngjashëm me Kleopatrën dhe këtë e konfirmoi me dy gjeste të veçanta të duarve.
Shiriti nuk ishte i nevojshëm, u kuptua menjëherë se cili vend dërgoi bukuroshen Logina Salah, transmeton Telegrafi.
Ajo që bie në sy tek bukuria e saj është lëkura dhe mungesa e pigmentit, më saktë vitiligo. Megjithatë, kjo bukuroshe foli sinqerisht dhe zbuloi se po lufton me guxim lupusin, një sëmundje autoimune që bën që trupi të sulmojë organet pa asnjë paralajmërim.
Edhe pse shpresonte për kurorën, ajo është fituese për popullin e saj dhe fëmijën e saj dhjetëvjeçar.
Tashmë ajo përdor popullaritetin e saj për të folur më shumë për këto sëmundje dhe veçanërisht për të inkurajuar të gjitha vajzat që kanë vitiligo të mos e mbulojnë atë me grim, por ta vënë në pah sepse është unike.
/Telegrafi/