Telegrafi

Bukuroshja kroate, Izabel Kovacic shkëlqeu në tapetin e kuq në Venecia me një fustan në vlerë 1000 euro

Foto: Instagram

Izabel Kovacic vodhi vëmendjen në premierën e filmit “Ferrari” me regji të Michael Mann si pjesë e natës së dytë të Festivalit të Filmit në Venecia.

Sipërmarrësja kroate dhe bashkëshortja e Mateo Kovacic është shfaqur në tapetin e kuq me një fustan të gjatë në kombinim të bardhë e zi.

Fustani, çmimi i të cilit shkon rreth 1000 euro, është vepër e stilistit të famshëm francez Ronald Mouret, i cili është një zgjedhje e shpeshtë e shumë zonjave të famshme për tapetin e kuq, mes tyre edhe Kate Middleton.

Foto: Getty Images

Izabel e ka kompletuar ansamblin elegant me flokë të lëshuara, një çantë të bardhë dhe disa bizhuteri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Festivali i Filmit në Venecia

Meqë ra fjala, britanikja Daily Star së fundmi ka shkruar një artikull për Izabael.

Izabel quhet një “ish-supermodele” (edhe pse ajo kurrë nuk u bë modele) dhe krahasohet me Shakiran.

“Ajo duket si Shakira”, shkruajnë britanikët dhe më pas shënojnë se Izabel është e bukur dhe një biznesmene e suksesshme, e cila me motrën e saj Ivana “drejton kompaninë Lunilou, që njëherësh prodhon veshje për fëmijët”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images