Telegrafi

Bukuroshja italiane për Cristiano Ronaldon: Do ishim çift fantastik

Cristiano Ronalods po i vardiset edhe një bukuroshe, megjithëse portugezi thuhet se është pran martesës me Georgina Rodriguezin.

Është basketbollistja dhe modelja italiane, Valentina Vignali që ka dal hapur duke thënë se i pëlqen lojtari i kombëtares së Portugalisë.

Ajo ishte e ftuar në një studio sportive, tregoi se e mbështeste këtë vit Portugalinë vetëm shkaku që i pëlqen CR7.

“Duke qenë se Italia nuk është këtë edicion, unë kam zgjedhur të bëj tifo për Portugalinë, sepse adhuroj Cristiano Ronaldon si sportist”, tha ajo.

E pyetur se nëse do të pranonte të ishte e dashur e dashura e futbollistit, pavarësisht se ai ka katër fëmijë, bukuroshja italiane u përgjigj pozitivisht.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo do të martohet pas Botërorit

“Pse jo! Mendoj se do të ishim një çift fantastik, jo vetëm në sport. Gjithsesi, nëse do ishim bashkë, do bëhesha më e famshme se Ronaldo, në rrjetet sociale”, tha ajo.

Kujtojmë se Ronaldo dhe Rodriguez tashmë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë, ku pritet të martohen pas kampionatit botëror. /Telegrafi/