Cristiano Ronalods po i vardiset edhe një bukuroshe, megjithëse portugezi thuhet se është pran martesës me Georgina Rodriguezin.
Është basketbollistja dhe modelja italiane, Valentina Vignali që ka dal hapur duke thënë se i pëlqen lojtari i kombëtares së Portugalisë.
Ajo ishte e ftuar në një studio sportive, tregoi se e mbështeste këtë vit Portugalinë vetëm shkaku që i pëlqen CR7.
“Duke qenë se Italia nuk është këtë edicion, unë kam zgjedhur të bëj tifo për Portugalinë, sepse adhuroj Cristiano Ronaldon si sportist”, tha ajo.
E pyetur se nëse do të pranonte të ishte e dashur e dashura e futbollistit, pavarësisht se ai ka katër fëmijë, bukuroshja italiane u përgjigj pozitivisht.
“Pse jo! Mendoj se do të ishim një çift fantastik, jo vetëm në sport. Gjithsesi, nëse do ishim bashkë, do bëhesha më e famshme se Ronaldo, në rrjetet sociale”, tha ajo.
Kujtojmë se Ronaldo dhe Rodriguez tashmë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë, ku pritet të martohen pas kampionatit botëror. /Telegrafi/