Site icon Telegrafi

Bukuroshja hollivudiane: I ruaj raportet me ish- të dashurin

Charlize Theron ka folur për ndarjen nga Sean Penn duke i mohuar raportimet se ajo ka shkëputur tërësisht kontaktet me të.

Në një intervistë për revistën WSJ, aktorja ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth raportimeve se ajo ka shkëputur marrëdhëniet me ish të dashurin, me të cilin pati lidhje 18 muajshe.

Charlize ka insistuar se pas ndarjes së tyre nuk fshihet ndonjë zënkë dhe se u ndanë me vendim të përbashkët.

“Ka një tendencë për t’i rritur gjërat. Kur ju ndaheni duhet të ketë patjetër lajme të çmendura ose dramë të çmendur”.

“Ne ishim në një lidhje dhe nuk funksiononte më. Të dy vendosëm të ndaheshim. Kjo është e tëra”, ka deklaruar 40-vjeçarja.

Exit mobile version