Mbrëmë është mbajtur ngjarja më e madhe e bukurisë ‘Miss Universe’.
Kosova në këtë garë është përfaqësuar prej argjentinases Camila Bazarra gjersa Shqipëria me Lindita Idrizin, të cilat nuk arritën të kualifikonin në fazën finale.
Iris Mittenaere, përfaqësuesja e Francës, e ka fituar çmimin e parë, transmeton Telegrafi.
Pas franceze u rendit bukuroshja e Haitit dhe e Kolumbisë.
Vlen të theksohet se në 15 finales ishin edhe përfaqësueset e Kenisë, Panamës, Kolumbisë, Filipinese, Kanadasë, Indonezisë, Meksikës, Perusë, Brazilit, Francës, Haitit, Tailandës dhe SHBA-së. /Telegrafi/