Charlotte McKinney është e vetëdijshme se cilat janë ‘asetet’ e saja më të mira. Dhe falë formave trupore, nuk e ka të vështirë që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
22-vjeçarja është shfaqur në Los Angeles e veshur shkurt duke vënë në plan të parë këmbët dhe gjoksin.
Më herët, ajo ishte kthyer në plazh për të festuar 4 Korrikun së bashku me shoqet e saj, në Malibu.
E veshur me bikini të bardha, ajo ka shfaqur fizikun, ndërsa ka mbajtur në dorë një gotë me flamurin amerikan, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Filmi i saj i ardhshëm titullohet “Literally Right Before Aaron”, ndërsa ajo tërhoqi shumë vëmendje gjatë xhirimeve të “Baywatch”. /Telegrafi/