Ish-golfistja profesioniste, Paige Spiranac, ka treguar se akoma e ka talentin përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.
Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendjen ishte veshja dhe dukja e 27-vjeçares që e ka ngacmuar imagjinatën e gjinisë së fortë.
Amerikania e famshme është e njohur për vënien në pah të figurës së saj trupore, në imazhet që i shpërndan në Instagram, ku numëron afro tre milionë ndjekës.
Ndërsa sërish ka arritur të joshë interesimin e fansave kur vendosi të praktikonte disa ekzekutime golfi.
E pozicionuar para kamerës, ajo ka ekspozuar një pjesë të gjoksit me bluzën e hapur që kishte zgjedhur të vishte.
“Më në fund e gjeta një bluzë që madje më bëri të ndihem jokomode me ekspozimin e madh të trupit. E bëra një goditje dhe menjëherë e vesha xhaketë”, ka shkruar bukuroshja në përshkrim.
Paige, e cila është edhe modele dhe moderatorë në radio, në vitin 2015 kishte hyrë në golfin profesionist, ndërsa më pas u bë shumë e njohur falë dukjes së saj. /Telegrafi/