Mjekët e kanë diagnostifikuar atë me sëmundjen e rrallë “Kleine-Levin” ose sëmundjen e “bukuroshes së fjetur”. Ky çrregullim manifestohet me gjumë të thellë i cili mund të zgjasë me javë. Simptomat e para janë paraqitur në vitin 2008 kur ajo ishte me grip.
I vetmi sqarim i mundshëm i mjekëve ishte se ajo ka çrregullim hormonal. shpejtë ajo filloi të flejë edhe nga dhjetë ditë e më shumë pa ndërprerë. Prindërit arrijnë ta zgjojnë disi sa për të ngrënë, pastaj ajo përsëri ia krisë gjumit.
Kur është e zgjuar Louisa është si çdo tinejxhere tjetër. I pëlqen shkolla, orët e vallëzimit dhe mezi pret të shkoj në kolegj. Mësuesit shpresojnë se nuk do ta zë gjumi gjatë kohës së provimeve në mënyrë që ëndrrat e kësaj “bukuroshe të fjetur” të bëhen realitet. /Telegrafi/